usaid logo usaid logo

Programi i USAID-it pėr Juristėt nė Kosovė

Që nga viti 2001, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka punuar për të mbështetur zhvillimin e sistemit gjyqësor në Kosovë. Në bashkëpunim me homologët e qeverisjes vendore dhe aktorët ndërkombëtarë, USAID ka punuar për të lehtësuar krijimin e një gjyqësori të pavarur dhe të paanshëm, për të përmirësuar veprimet gjyqësore, për të fuqizuar etikën profesionale, për të mbështetur pjesëmarrjen e pakicave dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi sistemin gjyqësor.

Programi për Juristët në Kosovë (PJK) është një marrëveshje bashkëpunimi tre vjeçare me USAID-in në Kosovë. Programi do të punojë me fakultetet juridike të Universitetit për të përmirësuar arsimimin klinik ligjor, si dhe me Odën e Avokatëve për fuqizimin e vazhdueshëm të programeve arsimore dhe shërbimeve për anëtarësinë.

NCSC është duke bashkëpunuar me New Perimeter, një degë e ndërlidhur tërësisht jo-fitimprurëse e firmës globale të avokatisë, DLA Piper misioni isë cilës është që të ofrojë pro-bono mbështetje ligjore për projekte me interes global. Në bashkëpunim me USAID-in, NCSC dhe New Perimeter janë duke punuar për avancimin e cilësisë së arsimit juridik dhe kujdesen për rritjen e specializimit të profesionit juridik në Kosovë. NCSC ka punuar me DLA Piper dhe New Perimeter në Kosovë që nga viti 2005, duke filluar me krijimin e degës gjyqësore të qeverisë dhe të Këshillit Gjyqësor të ngarkuar me administrimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të përgjegjshëm.

NCSC dhe New Perimeter mirëpresin mundësinë për të vazhduar bashkëpunimin me USAID-in në mbështetje të zhvillimit të një sistemi gjyqësor të drejtë dhe transparent në Kosovë.